Kryesore

Tabela, ja sa janë koeficientët për llogaritjen e pensioneve

12:45 - 26.02.18 Voltiza Duro
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jo pak individë që marrin pension shpeshherë janë të paqartë në lidhje me përllogaritjen e masës e kërkojnë përgjigje nga ekspertët e fushës së sigurimeve shoqërore. Sipas ligjit “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, pensioni i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe një shtesë dhe pagat e individëve që kanë derdhur kontribute shumëzohen me koeficientin përkatës, i cili përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.




Gazeta Shqiptare” publikon sot koeficentët e indeksimit të pagave që prej vitit 1994 deri në vitin 2015. Sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, në vitin 2015 dhe në vazhdim, pagat mbi të cilat janë paguar kontributet, pas indeksimit të tyre vit pas viti, me koeficientët vjetorë të përcaktuar, nuk mund të jenë më të larta se trefishi i pagës minimale të indeksuar, të vitit përkatës, për pagat nga viti 1994 deri në 31.12.2001 apo më të larta se paga maksimale, e përcaktuar për efekt të pagimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore në vitin 2014 e në vazhdim, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim. “Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, lidhen me zbatimin e formulës së caktimit të pensioneve, aplikohen vetëm për pensionet që caktohen me datë fillimi nga 1.1.2015 e në vazhdim dhe përballohen brenda buxheteve vjetore, të miratuara për Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

Koeficientët e indeksimit të pagave, të përcaktuar në vendimin nr. 582, datë 17.7.2013, të Këshillit të Ministrave, mbeten në fuqi dhe përdoren për indeksimin e pagave mbi të cilat janë paguar kontributet, vetëm për pensionet me datë fillimi deri në 31.12.2014, përfshirë edhe këtë datë.”,-nënvizohet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Përllogaritja me formulë
Për llogaritjen e pensionit përdoret formula: PP (Pensioni i Pleqërisë) = PS (Pension Social)* (shumëzuar) vjetërsi kontributive të realizuara/vjetërsi kontributive që kërkohet + 1/100* (shumëzuar) vite sigurimi* BV (baza e vlerësuar). Baza e vlerësuar për llogaritjen e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontributet, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi. Për periudhën e sigurimit nga data 1.1.1994 e në vazhdim, për llogaritjen e bazës së vlerësuar, merret shuma e pagave, për të cilat janë paguar kontributet nga data 1.1.1994 deri në fund të periudhës së sigurimit. Për periudhën e sigurimit në institucione dhe ndërmarrje shtetërore para datës 1.1.1994, për llogaritjen e bazës së vlerësuar, merren pagat referuese, të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave. Për periudhën e sigurimit në ish-kooperativat bujqësore, për llogaritjen e bazës së vlerësuar, merren pagat referuese të caktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave. Në rastet kur personi i siguruar ka periudhë sigurimi para dhe pas datës 1.1.1994, baza e vlerësuar llogaritet si mesatare aritmetike e ponderuar e bazës së vlerësuar të periudhave të sigurimit, si ish-punonjës i institucioneve apo ndërmarrjeve shtetërore dhe ish-anëtar i kooperativave bujqësore përpara vitit 1994 si dhe e periudhave të sigurimit si person i punësuar, i vetëpunësuar apo ekonomikisht aktiv pas datës 01.01.1994.
Për efekt të llogaritjes së pensioneve me datë fillimi pas 1.1.2016 e në vazhdim, baza e vlerësuar mesatare do të llogaritet bazuar në pagat referuese sipas llojit të punës ose funksionit përpara datës 01.01.1994 si edhe mbi pagat individuale mbi të cilat janë paguar kontributet sipas viteve, nga 01.01.1994 deri në 31.12.2015, të indeksuara me indeksin që del nga pjesëtimi i pagës minimale në shkallë vendi të vitit 2015 me pagën minimale të vitit 1994 ose me pagën minimale të vitit përkatës. Koeficientët e indeksimit sipas viteve përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave. Koeficienti i indeksimit para vitit 1994, aktualisht është 8.59.

Shembuj konkretë
Po të marrim një pagë referuese për një specialist të lartë në ndërmarrje ekonomike, që aktualisht është e miratuar në masën 4,192 lekë, duke e shumëzuar me koeficientin 8.59, e indeksuar deri në periudhën aktuale jep një pagë prej 36,009 lekë. Ndërsa mbas vitit 1994, merren pagat respektive sipas viteve, të cilat duke u shumëzuar me koeficientët përkatës, japin pagën për efekt të llogaritjes së pensionit.

Po të marrim një rast konkret; në vitin 2008, paga minimale ka qenë 14,830 lekë, duke u shumëzuar me koeficientin e indeksimit (i cili miratohet çdo vit me VKM), që është 1.48 jep pagën minimale prej 22000 lekë. Po kështu, edhe paga maksimale, e cila ka qenë 74 150, kur shumëzohet me po këtë koeficient indeksimi, jep pagën maksimale aktuale 97,030. Sigurisht pagat e ndërmjetme, me indeksimin sipas koeficientëve përkatës, do të na japin paga aktuale ndërmjet minimales e maksimales. Në rast se marrim në mënyrë hipotetike që një punonjës para vitit 1994 ka një vjetërsi kontributive prej 15 vitesh dhe paga mesatare e indeksuar rezulton në një shumë prej 25 000 lekë dhe mbas vitit 1994 ka një vjetërsi kontributive prej 22 vitesh, me një pagë mesatare të indeksuar prej 30 000 lekësh, atëherë baza e vlerësuar do të llogaritet: Baza e vlerësuar = (15*25 000 lekë + 22 * 30 000 lekë): 37 (vite gjithsej) = 28 000 lekë. Pensioni mujor = (6750 *37/35,7)+ (1/100 *37*28 000) = 6 996 + 10 360 = 17 356 lekë. Sipas nenit 33 të ligjit 104/2014, i siguruari, i cili ka plotësuar kushtet për pension pleqërie, sipas nenit 43 të këtij ligji, merr shtesë në masën 0,5% të pensionit për çdo muaj që shtyn datën e daljes në pension dhe vazhdon të paguajë kontribute. Përfituesi i pensionit të pleqërisë, që ndërpret pensionin, vazhdon të punojë dhe paguan kontribute, merr shtesë mbi pension në masën 0,5% për çdo muaj ndërprerjeje. Kjo shtesë llogaritet mbi atë masë pensioni që rezulton pas rritjeve dhe indeksimit që ka pësuar pensioni gjatë kohës së ndërprerjes.

Në rastin e mësipërm, në qoftë se, ky person ka punuar mbi moshë për një periudhë prej 1 viti e 6 muaj, shtesa mbi pension do të llogaritet, 18 muaj * 0.5 = 9% * 17 356 = 1 562 lekë. Në këto kushte pensioni që do të përfitonte aplikuesi do të ishte i barabartë me shumën 17 356 + 1562 = 18 918 lekë. Krahas pensionit të plotë, personat e interesuar kanë mundësi të përfitojnë dhe pension të reduktuar. Personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension të përcaktuar në nenin 92 kur kanë plotësuar vitet e sigurimit sipas nenit 92; dhe nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësuar.


Shfaq Komentet (1)

Leave a Reply to gani sallaku Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.