Sociale

Ulet paga për mësuesit që kanë përfunduar studimet para 1990? Reagon Ministria e Arsimit

14:38 - 26.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Nuk do të ketë ulje të pagave për mësuesit që kanë bërë shkollën në institutet pedagogjike 3-vjeçare para viteve 1990.” Deklarata është bërë nga Ministria e Arsimit, e cila ka sqaruar aludimet e shumta në media.




MAS ka publikuar edhe edhe vendimin e qeverisë të prillit të 2017, ndërsa thekson se lajmet e publikuara në media janë spekulime dhe jo të vërteta.

“Nisur nga reagimet dhe spekulimet e ditëve të fundit nga disa media dhe përfaqësues të sindikatave për mësuesit që janë në sistemin arsimor parauniversitar, MASR bën me dije se nuk do të ketë asnjë ulje të pagës për mësuesit që bëjnë pjesë në këtë kategori dhe që janë aktualisht në sistem.

Kjo kategori mësuesish mbrohet nga një VKM e Prillit 2017 e cila qartëson se mësuesve që zotërojnë diplomë universitare ‘Bachelor’ ose të barasvlefshme me të, do të vazhdojnë të përfitojnë të njëjtën masë të pagës së grupit. MASR siguron mësuesit se do të jetë krah tyre për të gjitha shqetësimet që ata kanë, por kërkon prej tyre që mos të manipulohen dhe keqpërdoren nga askush për fakte që janë të pakundërshtuara. “ thuhet në sqarimin e Ministrisë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.