Kronikë

E bukur dhe e qeshur, si arriti të përfitonte përmes mashtrimit 2 mln € stomatologia

17:12 - 27.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Plot 2 milionë euro. Kaq është dëmi që stomatologia 38-vjeçare Olesia Duka, iu ka shkaktuar “viktimave” të saj. Nga hetimet prokuroria deri tani ka sekuestruat katër apartamente në Tiranë e Durrës, si dhe një klinikë dentare në Tiranë, në pronësi të 38-vjeçares.




Po ashtu hetimet janë në vazhdim për bashkëpunëtorët e saj. Nga informacionet e marra në rrugë konfidenciale, thotë policia, ajo ka mashtruar disa persona në Tiranë, Durrës, etj, duke përfituar një vlerë përafërsisht rreth 2 milionë euro.

Olesia Duka ka përdorur rrjetet sociale për krijimin e një statusi të rremë me qëllim vjedhjen e pasurisë nga shtetas të ndryshëm duke u paraqitur si grosiste dhe zotëruese e parë e tregut të lëndës “Zirkon” për shërbime stomatologjike.

Nëpërmjet shpërdorimit të besimit dhe gënjeshtrës, përfitonte nga biznesmenë të kësaj fushe sasi parash me premtimin për t’ju dërguar lëndën e parë me çmim shumice favorizues, mall të cilën nuk jua dërgonte.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.