KULTURË

FOTO të rralla/ Kur Tirana zbardhej e tëra nga dëbora!

15:20 - 27.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Tiranë, reshjet e dëborës janë të rralla, aq sa çdokush nga ne nxiton të fiksojë me aparat momentin kur kryeqyteti zbardhet, qoftë edhe për pak kohë.




E ndërsa sinoptikanët këtë javë parashikojnë mot të ftohtë dhe reshje dëbore në të gjithë vendin, për të parë Tiranën të mbuluar tërësisht nga reshjet e dendura, do të duhet të kthehemi pas në kohë.

Është Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, e cila në një status të saj ka publikuar disa fotografi të vjetra, të nxjerra nga arkivi ku duket Tirana të viteve 1939 e deri në 1941.

Në atë kohë, kryeqyteti karakterizohej nga një dimër i ashpër, dhe ku reshjet e dëborës, nuk ishin edhe aq të pazakonta. Fotografitë janë shkrepur në atë kohë, nga Instituti Kombëtar LUCE i Italisë fashiste, i cili u themelua më 1924

28279019_1727366173973962_8882648179609031597_n (1) 28279744_1727366347307278_6032488983091616870_n 28468688_1727366333973946_747844440486563919_n 28377458_1727366273973952_3259903638311052716_n 19756883_1727366270640619_7840785526918373714_n 28276357_1727366343973945_7879995081040808197_n 28378168_1727366253973954_4447920177895932704_n 28168712_1727366177307295_6288903325593127524_n 28279019_1727366173973962_8882648179609031597_n 28279773_1727366170640629_6175799974510585608_n
<
>

“Borë nga e shkuara

Instituti Kombëtar LUCE (Isituto Nazionale LUCE) i Italisë fashiste u themelua më 1924. Instituti me qendër në Romë kishte detyrë prodhimin dhe shpërndarjen e dokumentarëve dhe filmave kinematografikë. Gjatë periudhës fashiste u kthye në instrumentin kryesor të propagandës fashiste. Si në çdo mbretëri të nënshtuar ndaj kurorës së Savoiave, LUCE kishte misionin e vet edhe në Shqipëri. Nga një ditë me reshje bore, fotografët e LUCE na kanë lënë këto fotografi të dimrave të vitit 1939 dhe 1941. Foto: Fototeka e AQSh (imazhe prodhuar nga Istituto Nazionale LUCE).” sqaron në postimin e saj Drejtoria e Arkivave


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.