Horoskopi

Horoskopi i datës 27 shkurt 2018

00:21 - 27.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gjatë ditës mendoni për dashurinë dhe gjatë natës mendja juaj krijuese përpunon ide të shkëlqyera, të cilat kanë zbatim të vazhdueshëm. Dhe më e bukura është se ndiheni në formë, edhe pse keni sforcim të trupit dhe mendjes gjatë veprimtarisë suaj.

Mosmarrëveshjet në familje në mëngjes do të zgjidhen nga pasditja, falë dashurisë. ‘Armëpushimi do të nënshkruhet’ para një akulloreje e shijshme, me ngjyra të ndezura, ashtu si personaliteti i juaj i hareshëm.

Kini kujdes që të mos nënshkruani kontrata që nuk ju përshtaten! Në lidhje me një çështje delikate kërkojini ndihmë një kolegu me më shumë përvojë, i cili do t’ju mbështesë. Për sa i përket jetës së çiftit, sot partneri do të jetë në qendër të vëmendjes.

Gjatë mëngjesit do të jeni tërësisht të zhytur në punë, pastaj gjatë pasdites, me ndryshimin e Hënës, do të jetë partneri që do t’ua thithë të gjitha energjitë. Mbrëmjen do ta kaloni të qetë, pasi të keni mposhtur lodhjen me dashuri.

Do të keni ditë të mrekullueshme përderisa Hëna është në anën tuaj dhe më pas gjatë ditës do të bëjë që të jeni më entuziast dhe më të hareshëm. Shijojeni këtë të ditë sa më shumë të mundeni dhe mos e lini t’ju ikë.

Do të ndërmerrni projekte dhe investime të rëndësishme, por me kusht që të kryhen në kohën e duhur, në të kundërt mund të mos arrini rezultatet e duhura. Veproni gjithmonë me logjikë, asnjë veprim i detyruar nuk të çon drejt suksesit.

Do të kaloni një ditë të hareshme me miqtë dhe do të keni bashkëpunim të ngushtë me kolegët. Do të jeni të sjellshëm dhe të edukuar me të gjithë që takoni sot. Ndërkaq, në mbrëmje do të ndjeni t’ju mbërthejë lodhja aq shumë sa do t’ju zërë gjumi ndërsa shikoni një film.

Gjatë gjithë mëngjesit do të jeni të ngarkuar me shumë projekte dhe do të bëni shumë punë, por pa arritur rezultatin e dëshiruar. Nga ana tjetër,  mbrëmja do të jetë e qetë, ndërsa Hëna nxit një miqësi që të kthehet në diçka më shumë.

Hëna mike ju mbështet gjatë gjithë mëngjesit, duke bërë që të përqendroheni në komunikimin dhe fitim. Do të keni jetë sociale intensive dhe të përmbushur. Me një agjendë kaq të mbushur me kontakte dhe takime, nuk mund të humbisni asnjë minutë!

Mëngjesi nis i zymtë, po humori do t’ju rikthehet gjatë pasdites nga Hëna, duke ua bërë pjesën tjetër të ditës më romantike. Me partnerin tuaj do të keni harmoni. Edhe këtë herë do të mbyllni një sy ndaj defekteve të vogla të partnerit.

Do të jeni në formë shumë të mirë, nën ndikimin e Hënës së ajrit që fryn mbi zjarrin e Marsit dhe Uranit. Çfarë është thënë, është bërë! Do të jeni plot gjallëri dhe të fuqishëm gjatë ditës, por të rraskapitur në mbrëmje. Nuk është vetëm lodhje, por edhe ndryshimi i Hënës.

 

Mëngjesin do ta keni të zënë me punë, fitime dhe shpenzime, por duke filluar nga orët e pasdites, me ndikimin e Hënës, çdo gjë do të ndryshojë në qiellin tuaj të brendshëm. Do të kaloni një mbrëmje të këndshme me miqtë apo vetëm me partnerin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.