Kronikë

Detaje/ Çfarë tregojnë kodet mbi pakot e kokainës

17:39 - 28.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuk është një grup kriminal, por dy grupe kriminale përgjegjës për sasinë rekord të kokainës të kapur, në hyrje të magazinës së kompanisë “Arbri Garden” pas ndërhyrjes policore.




Gazetarja Klodiana Lala thotë se kodet e ndryshme që ishin mbi pakot e kokainës, ishte një lloj njoftimi se kujt i përkiste droga në momentin që do shpërndahej.

Sipas saj prokuroria e policia janë tepër hermetike për këtë rast, pasi synojnë të arrijnë drejt “peshkut të madh”.

Në sitë janë disa persona, por gazetarja Klodiana Lala thotë se pjesë e hetimeve janë edhe disa shtetas të huaj, që janë futur kohët e fundit në Shqipëri.

Kamioni me 613 kilogramë kokainë është marrë për përdorim nga kompania “Pelikani Transport”, shoferi i të cilës u arrestua, ashtu siç edhe menaxheri i kompanisë që kishte porositur 20 tonë me banane në Kolumbi.

Kompania “Arbër Garden” është sekuestruar. Siç rezulton ajo është regjistruar në vitin 2012, me seli në Maminas dhe me objekt të punës tregtinë me artikuj të ndryshëm.

Pas itinerarit Kolumbi-Maltë-Itali-Shqipëri, kontenieri me drogë ka hyrë në Portin e Durrësit në datën 19 shkurt. Për 18 ditë ngarkesa ka qëndruar në port, derisa këtë të hënë, menaxheri i kompanisë Donaldo Lushaj është paraqitur për të kryer zhdoganimin.

Ka qenë hetimi doganor, që bazuar në faktorët e rriskut ka njoftuar policinë për ngarkesën e dyshimtë me banane, duke sjellë më pas survejimin e automjetit me drogë, i cili nga Durrësi e ndali udhëtimin në godinën e “Arbëri Garden”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.