Kronikë

EMRI/ Ja kush është pronari i kompanisë ku gjetën 613 kg kokainë

13:12 - 28.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me 613 kg drogë të kapur në një kamion në Portin e Durrësit.




Kamioni në të cilën ishte fshehur sasia e madhe kokainës i përkiste kompanisë “Arbri Garden” në pronësi të shtetasit Arbër Çeka, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Përmes kamionëve Çeka sjelltë nga Kolumbia në Shqipëri banane, por në pas hetimeve dhe kontrolleve të policisë u zbulua se së bashku me bananet në vendin tonë transportohej dhe lëndë narkotike.
Kompania “Arbri Garde” është një kompani që kryesisht merret me importin e frutave ekzotike nga vendet e Amerikës Latine. Në reagimin e kompanisë shprehet se kjo nuk ka lidhe me ta dhe se gjithçka është e qëllimshme për të shkatërruar biznesin.

Droga ishte e ndarë në 528 pako të mbështjella me natriban me kode të vendosura nga trafikantët dhe kapte një vlerë prej 180 milionë euro.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.