Kosova

Përpjekja e tretë për demarkacion, ende mungojnë votat

08:18 - 28.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kuvendi i Kosovës do ta ketë sot tentativën e tretë për ta ratifikuar Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.




Ndryshimi i vetëm, pas dy përpjekjeve të para, është arritja e konsensusit mes partive shqiptare në pushtet dhe LDK-së, shkruan sot Koha Ditore.

Por kjo është e pamjaftueshme për t’i arritur 80 vota, aq sa nevojiten për t’i dhënë demarkacionit fuqinë e marrëveshjes ndërkombëtare.

Për të arritur numrin e nevojshëm duhen të paktën edhe dy vota, të cilat po kërkohen brenda Grupit parlamentar të Vetëvendosjes ose edhe te Lista Serbe, parti kjo që është pjesë e koalicionit qeverisës, por që deri tani ka kundërshtuar Marrëveshjen e demarkacionit.

Derisa Vetëvendosje, me gjithë përçarjet, ka paralajmëruar votë kundër, mbështetja e Listës Serbe është thënë se do të varet nga takimet në kuadër të dialogut të Brukselit, ku temë diskutimi të martën ka qenë edhe krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.