Kronikë

“E lava hanxharin, prita deri në orën 4:00 pastaj…” Gruaja e kishte dhe mblesës të martesës Kasemin

12:43 - 01.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

As skenari më i frikshëm i një telenovele nuk do të ngjante me horrorin në Vlorë. Një dashuri e nisur herët, por që vazhdoi, ndonëse të dy u martuan dhe u bënë me fëmijë…




Kasem Pirjasi nga fshatin Strumë i Fierit nga pamundësia për të takuar Hysnien ndërmori aktin ekstrem vrasjen e burrit të 32-vjeçares Olsi Hoxhallarit dhe nënës së tij.

32-vjeçarja Hysnie, nënë e një djali 3-vjeçar ka shtuar se pasi Kasëmi i kishte vrarë të dy, edhe bashkëshortin dhe vjehrrën, ai e kishte njoftuar për masakrën. “E lava hanxharin. Ai i vendosi zjarrin banesës së vogël dhe kur ai iku, unë prita deri në orën katër të mëngjesit dhe pastaj njoftova policinë. Nuk i godita unë, por Kasemi”, – ka rrëfyer gruaja, e cila ka treguar edhe fshehjen e armës së krimit.

I pyetur nga policia, Kasem Pirjasi ka rrëfyer se pasi Olsi ishte kthyer nga Greqia, ai nuk po e takonte më dot të dashurën, çka ka ndërmarrë aktin ekstrem; vrasjen e nënës dhe birit.

Autori i krimit, Kasëm Pirjasi është një 26-vjeçar i martuar, baba i dy fëmijëve, i cili mësohet se është edhe mblesësi i kësaj martese. Bashkëpunëtore në këtë masakër është edhe bashkëshortja e Olsit, Hysnie Hoxhallari, e cila dyshohet se ka fshehur armën e krimit.

Fillimisht u dyshua për kunatën se mund ta kishte bërë krimin, por më pas u dyshua se mund të ishte gruaja e të ndjerit. Ndaj dhe ajo është mbajtur nën survejim, ndonëse bënte apel shtetit që të zbardhej ngjarja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.