Kronikë

Tentuan të vrisnin me armë 29-vjeçarin, arrestohet një person dhe…

10:08 - 02.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Polica e Krujës ka arrestuar një nga autorët të një tentative vrasje me armë zjarri të ndodhur pak ditë më parë.




Në pranga ka rënë Mariglen Caca 19 vjeç, banues në Krujë, ndërsa policia ka shpallur në kërkim dhe tre persona të tjerë, F.C.30 vjeç, S.C.25 vjeç dhe L.C. 47 vjeç. Të katërt këta persona pas një konflikti dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin  kanë tentuar të qëllojnë me armë A.P. 29 vjeç, banues në Krujë.

19-vjeçari i vënë në pranga po merret në pyetje nga polici për të zbuluar dhe vendndodhjen e tre personave ë tjerë të shpallu në kërkim.

Njoftimi i policisë

Tentojnë të vrasin me armë zjarri një shtetas.

Ndalohet njëri nga autorët e dyshuar.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë pas një pune hetimore intensive kanë bërë të mundur ndalimin e  shtetasit:

  • Mariglen Caca 19 vjeç, banues në Krujë.

Shtetasi i mësipërm,  më datë 22.02.2018 në Fushë- Krujë, në bashkëpunim me shtetasit F.C.30 vjeç, S.C.25 vjeç dhe L.C. 47 vjeç,  pas një konflikti çasti dyshohet se kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin A.P. 29 vjeç, banues në Krujë.

Policia vijon punën për kapjen e shtetasve F.C. S.C dhe L.C. të cilët janë shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenet 76-25-22 dhe 278/2 të Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.