BLUETOOTH

Më në fund pajtohen! DJ Blunt e Real 1 shfaqen në video me Faton Shoshin

14:00 - 03.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zënka e këngëtarëve të njohur kosovarë është një nga temat më të trajtuara këtë javë në mediat rozë.




Po flasim pikërisht për dy reperët DJ Blunt e Real 1 me menaxherin e Ledri Vulës, Faton Shoshin dhe këngëtarët që ai i menaxhon. Ata ishin protagonistë të një ngjarje interesante gjatë kësaj jave. Ishin parë duke postuar video të ndryshme nëpër rrjetet sociale ku protagonist ishin së pari DJ Blunt dhe Real 1. Menjëherë pas tyre vjen reagimi nga kompania e Fatonit, “Nesër” dhe këngëtarët që kjo kompani manxhon sidomos Ledri Vulën.

Por, si duket tashmë gjërat janë qetësuar dhe DJ Blunt e Real 1 janë parë që sot janë pajtuar tërësisht me Fatonin duke e postuar një video të tyre në youtube dhe rrjete të tjera sociale. Në këtë video shihet duke folur vetëm DJ Blunt dhe Real 1, por jo edhe Fatoni, i cili duket më serioz se dy reperët në fjalë. Urojmë që gjithçka të jetë kthyer si më parë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.