BLUETOOTH

Postoi foton me ekon e fëmijës, Iva Aliko: Ja e vërteta e shtatzënisë

13:20 - 03.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kemi kohë që nuk kemi lajme lidhur me këngëtaren, e cila çmendi mediat rozë me daljen e saj në ekran duke ekspozuar format e saj bombastike. Por nuk u mjaftua me kaq duke tërhequr akoma më tepër vëmendjen me postimet e fotove nudo e provokuese në rrjetet sociale. Ajo që bëri më tepër bujë ishte se pikërisht para disa ditësh kur postoi në faqen e saj në “Instastory” një foto të një ekoje fëmije me mbishkrimin “it’s a girl” (është një vajzë). Në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” Iva Aliko ka rrëfyer të vërtetën lidhur me shtatzëninë e nxjerrë në mediat rozë. Gjithashtu, këngëtarja na ka treguar edhe për “fansat” e saj, duke u shprehur se njëri prej tyre ka qenë aq “i fiksuar” sa ajo është detyruar ta denoncojë në polici. Për më tepër në intervistën e mëposhtme.




Pamela Aliaj

Prej kohësh jeni shkëputur nga vëmendja e medias. Me çfarë po merret tani Iva?
Jam shkëputur prej kohësh nga vëmendja dhe momentalisht po i përkushtohem shkollës pa lënë mënjanë edhe disa foto dhe një klip që do të vijë së shpejti.
Në media qarkullonte lajmi që jeni shtatzënë dhe prisni një fëmijë pas publikimit të fotos “its a girl”. A është e vërtetë?
Lajmi për shtatzëninë time nuk është i vërtetë. Fotoja “its a girl” ishte për një të afërmin tim që pret një fëmijë.


Cili është thashethemi që të ka bërë më tepër përshtypje që ka dalë rreth jush?
Kam dëgjuar shumë thashetheme për veten, por nuk është se më kujtohen pasi nuk i kushtoj shumë rëndësi.
Me siguri që kanë qenë të shumta propozimet në inbox për t’u takuar apo edhe për diçka më shumë. Cili ka qenë propozimi që përfshinte edhe shumë parash që personi t’ju takonte?
Ka aq shumë sms në inbox, propozime nga më të ndryshmet duke përfshirë edhe shuma parash, por edhe martesë. Për mua janë shumë të bezdisshme këto sms, aq sa jo vetëm që nuk u kthej përgjigje, por as nuk i hap fare si biseda.


Ka shumë nëna single, të cilat preferojnë të rrisin fëmijën pa partnerin. A do ta zgjidhte Iva një gjë të tillë?
Mendoj se rritja e një fëmije është një përgjegjësi e madhe dhe jo vetëm Iva, por asnjë femër nuk do të preferonte ta rriste e vetme fëmijën. Është diçka që do angazhimin e të dy prindërve gjatë gjithë jetës.
A është dikush i rëndësishëm në jetën e Ivës?
Po është dikush i rëndësishëm në jetën time.


Cili do të ishte propozimi ideal për ju?
Nuk kam idealizuar propozimin ideal. Mjafton të vijë nga personi që dashuron.
Çfarë nuk do të toleronte Iva në një lidhje?
Nuk do toleroja kurrë në një lidhje tradhtinë dhe mungesën e respektit ndaj meje.


A keni ndërmend të bëni ndonjë klip së fundmi?
Po, kam ndërmend.
Fotot që postoni janë tepër provokuese. Komentet janë të ndryshme si pozitive dhe negative. Cili është ai që ju ka bërë më tepër përshtypje?
Zhveshja artistike mua më pëlqen. Unë nuk i bëj provokimet me qëllim, unë jam e tillë dhe nuk përpiqem t’i shfaqem publikut si dikush që s’jam vetëm për të shmangur fjalët e njerëzve dhe komentet negative. Nuk është se më bëjnë shumë përshtypje pasi shumica e atyre që të ofendojnë nëpër rrjete sociale, përballë të bëjnë komplimentat më të bukura.


A ka qenë dikush mjaftueshëm i fiksuar pas jush që t’ju takojë? Cila është çmenduria që ka bërë?
Po ka pas fiksime nga më të ndryshmet. Atë që do ta idendikoja si më të bezdisshmin ka qenë nga dikush që më përndiqte duke filluar nga vendet që unë frekuentoja e deri tek kafja poshtë shtëpisë. Derisa ju drejtova organeve kompetente për të më lënë rehat.


Cila është ndërhyrja estetike që keni bërë për të cilën jeni penduar?
Ndërhyrja estetike e vetmja që kam dhe që jam penduar janë buzët e mija. Nuk doja t’i kisha bërë.
Cila është pika e dobët e Ivës për të cilën do të hiqte dorë nga gjithçka?
Pika ime më e dobët është familja ime. Në qoftë se do të ishte e nevojshme, do hiqja dorë nga gjithçka për familjen time.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.