Kronikë

613 kg kokainë në Durrës, ja çfarë bënë të arrestuarit në magazinë para se të ndaloheshin nga policia

15:39 - 04.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kapja e 613 kg kokainë në Durrës bëri bujë të madhe jo vetëm në Shqipëri, por dhe në botë, kjo dhe për faktin që ngarkesa e drogës ishte nisur nga Kolumbia.




Ditën e sotme të tjera detaje kanë dalë në lidhje me arrestimin e administratorit të firmës “Arbri Garden”, dhe shoferit të kamionit në të cilin ndodhej ngarkesa e lëndës narkotike.

Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku kuptuan se policia kishte rënë në gjurmët e tyre, kjo gjë bëri që agjentët civil dhe policia të përshpejtonin ndalimin e tyre, pasi ata mund të prishnin provat të cilat ndodheshin në magazinën ku ata depozitonin ngarkesën e tyre.

Sipas Top Channel, sasia rekord e kokainës është futur në qese unike dhe nën masa të rrepta sigurie është transportuar nga forcat speciale në Laboratorin Shkencor të Policisë, që ndodhet në kryeqytet, ku do t’iu nënshtrohet analizave.

Hetimet janë nga policia dhe Prokuroria po zhvillohen në mënyrë intensive, por një ndër personat i cili mund të ketë më shumë dijeni për rrjetin e trafikantëve është në arrati. Bëhet fjalë për pronarin e firmës “Arbri Garden”, Arbër Çekaj.

Çekaj rezulton të ketë dalë nga territori i vendit përmes pikës së kalimit kufitar të Morinës, pak ditë para kapjes së ngarkesës. Por, sipas hetimeve dyshohet se 180 milionë euro drogë nuk mund ta ketë prositur vetëm Çekjaj, sipas tyre, pas 613 ko kokainë mund të fshihen 10 porositës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.