Kronikë

Sherr mes dy rojeve, nxjerrin thikat dhe plagosin njëri-tjetrin

18:04 - 04.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy persona janë plagosur me thikë gjatë një konflikti në një biznes privat në rrugën Tiranë-Vorë.




Sherri ka ndodhur mes dy rojeve, të cilët pas debatit me fjalë kanë nxjerrë thikat dhe kanë qëlluar njëri-tjetrin.

Të plagosuri janë A. K., 59 vjeç, dhe  A. V., 50 vjeç, shkaqet e konfliktit i cili degjeneroi deri në përdorimin e mjeteve prerëse janë ende të paqarta. Të dy personat që u përplasën dhe plagosën njeri-tjetrin, po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të cilat shkaktuan konfliktin, i cili për pak mund të kishte përfunduar në tragjedi.

Njoftimi i policisë

Më datë 04.02.2018,  rreth orës 15:45 në  rrugën dytësore   Tiranë -Vorë, në ambjentet e një  biznesi privat ka ndodhur një konflikt çasti ndërmjet dy  punonjësve të  shërbimeve SH.P.S.F, shtetasve  A. K., 59 vjeç, dhe  A. V., 50 vjeç,  të cilët kanë përdorur mjet prerës thikë.  Për pasojë të dy shtetasit e mësipërm kanë mbetur të plagosur të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vengjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe veprimet e mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.