SHËNDET

Përdorni tre llojet e çajrave bimorë si antibiotikë të fuqishëm

14:00 - 05.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Njerëzit shpeshherë për t’u mbrojtur nga gripi apo virozat e tjera drejtohen menjëherë tek antibiotikët. Por a është kjo zgjidhja më e mirë? Më poshtë po sjellim disa lloje çajrash bimorë që mund të shërbejnë si ilaçi më i mirë për një imunitet të fortë e shëndet më të mirë.




Çaji i malit
Çaji shqiptar i malit bëhet nga gjethet, lulet dhe kërcejtë e bimës Sideritis, që lulëzon në shpatet dhe malet e vendit tone. Çaji ndihmon me shëndetin e aparatit tretës dhe përmban antioksidantë natyralë. Studiuesit zbuluan se bimët e familjes Sideritis përmbanin substanca të rëndësishme që luftonin mikrobet dhe inflamacionin. Të gjitha këto bimë përmbanin vajra esencialë. Një studim i fundit zbuloi se ekstraktet që vinin nga familja e bimëve Sideritis ulnin nivelet e tensionit të gjakut dhe qetësonin enët e gjakut. Studiuesit zbuluan se pirja e çajit të malit nga bima e Sideritis ulte inflamacionin në sistemin tretës.

Çaji i Mentes
Çaji i mentes është një ndër pijet më të shijshme e shumë i thjeshtë në përgatitje, por që mbart edhe vlera të shumta shëndetësore. Kjo bimë shërben si një nxitës i mirë në tretje e nëse vuani nga probleme të tilla, mjafton të pini një gotë çaji mente për t’u ndjerë më mirë.
Gjethet e mentes janë të pasura me antioksidantë dhe fitoushqyes, që i vijnë në ndihmë stomakut dhe përmirësojnë tretjen. Për të gjithë ata persona që vuajnë nga era e keqe e gojës, zverdhja e dhëmbëve e që paraqesin probleme me shëndetin dentar, këshillohet që të pinë këtë çaj, pasi gjethet e mentes freskojnë natyralisht gojën e luftojnë bakteret dhe inflamacionin ndaj rekomandohen kundër infeksioneve dentare. Mentoli tek mentja çel rrugët e frymëmarrjes. Në lëng mund të shtoni gjethe shtesë, të cilat mund t’i kafshoni dhe të çliroheni nga kolla e sekrecionet. Aroma e fortë, shija dhe antioksidantët, tek gjethet e mentes e bëjnë këtë pije ideale edhe kundër stresit si dhe janë të pasura me vitaminat C, D, E por edhe kalcium, fosfor dhe sasi të vogla të vitaminave të kompleksit B, të cilat forcojnë imunitetin dhe mbajnë larg inflamacionin. Mentja përmban acid rosmarinik, që është një antioksidant i fuqishëm. Ai bllokon substancat alergjike në organizëm dhe u vjen në ndihmë njerëzve që preken nga alergjitë e lehta, që kanë rrjedhje hundësh dhe vuajnë nga astma. Ekstraktet e mentes përdoren si balsam për lëndime të ndryshme në lëkurë, për arsye të efektit të menjëhershëm qetësues dhe mpirës që kjo bimë jep. Rrjedhimisht mentja ndihmon kundër dhimbjes.

Çaji jeshil
Çaji i gjelbër përmban përbërje bioaktive që përmirësojnë shumë parametra të shëndetit të njeriut. Përbërësit e çajit të gjelbër përmirësojnë funksionin e trurit dhe rrisin nivelin e djegies së yndyrave duke përmi-rësuar performancën fizike. Në moshë të thyer, çaji i gjelbër ul riskun e Alzhaimerit dhe Parkinsonit. Çaji i gjelbër vret bakteret duke ndihmuar në shëndetin e dhëmbëve dhe uljen e riskut për infeksione.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.