Kronikë

Droga në Ekuador, Hoxha: Ngarkesat i porosit një person nga veriu

22:28 - 07.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar të dhëna të rëndësishme mbi lidhjet e trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe vendeve latine duke komentuar kapjen e 613 kg kokainë në Durrës.




I ftuar në News 24, Hoxha ka komentuar masën e sigurisë së kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda sot për Arbër Çekaj, shkruan BalkanWeb.

Gazetari u shpreh se Çekaj është një individ i rëndësishëm përderisa i është besuar një ngarkesë kaq e madhe.

Sipas tij një person nga veriu është si pikë lidhëse që bën të mundur kontaktet e shqiptareve me trafikantë nga Ekuador.

“Alarmet që po vinin nga Europa tashmë janë të provuara, ne nuk kemi të bëjmë më me celula të pa rëndësishme, tani kemi pjesën tonë të trafikimit të drogës në rrjetin ndërkombëtar. Ekuadori është baza ku shqiptarët porosisin drogën.

Një person nga veriu është si pikë lidhëse që bën të mundur kontaktete e shqiptareve me trafikantë nga Ekuador,” ka thënë Hoxha.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Cjane keto-nga veriu, apo ku ta di un
    ne qofte se din emer thuaje, por nga veriu nuk don te thote asgje
    je dhe gazetar
    mos aludo budallalleqe

    Përgjigju ↓