Kronikë

EMRI/ Qëllon me armë gjahu 40-vjeçarin, arrestohet nga policia

20:29 - 07.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur ndalimin në kohë të një konflikti me armë në fshatin Bushat të Vaut të Dejës.




Blutë e Shkodrës arrestua në flagrance Zefjan Çunin, 40 vjeç, i cili pas një konflikti me 40-vjeçarin, Z. Ll. Ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të automjetit të tij. Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.

Shkaku i konflikti mësohet se ka qenë për motive të dobëta, ndërsa mbi Zefjan Çunin rëndon akuza e tentativës për vrasje.

Njoftimi i policisë

Policia ndërhyn në kohë dhe parandalon përshkallëzimin e një konflikti, ku një shtetas ka përdorur një armë gjahu.

Policia arreston në flagrancë autorin

Sekuestrohet arma e gjahut

Më datë 07.03.2018, rreth orës 14:45, në fshatin Bushat të Vaut të Dejës, ka ndodhur një konflikt mes dy shtetasve, ku më pas njëri nga personat e përfshirë, ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të automjetit me të cilin po largohej shtetasi tjetër.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku falë veprimeve të shpejta operacionale, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Zefjan Çuni, 40 vjeç, banues në fshatin Bushat.

U gjet e u sekuestrua arma e gjahut e përdorur nga ky shtetas.  I lartpërmenduri, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të automjetit që drejtohej nga  shtetasi Z. Ll. 40 vjeç, por pa shkaktuar pasoja.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.