Kronikë

613 kg kokainë, gazetarja: Kontenieri është kontrolluar, ja çfarë ka ndodhur

21:44 - 08.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me sasinë prej 613 kg kokainë të kapur në Durrës. E ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, Lala tha se policia gjyqësore raportoi për ndërhyjrje në pjesën e djathtë fundore të konteinerit të kompanisë “Arbri Garden”, shkruan BalkanWeb




“Ka pasur ndërhyrje, llamarina ishte e lëvizur e kishte gjurmë silikoni, që do të thotë se konteineri mund të jetë hapur dhe nga organet ligjzbatuese të vendeve të tjera,” tha ajo.

Po ashtu, sipas Lalës, ditën kur kontenieri është kontrolluar, ka pasur një debat mes agjentëve të hetimit doganor dhe policisë. “Policia kërkonte që kamioni të shkonte në destinacionin final, ndërsa hetimi doganor këmbëngulte se ishin ata që e kishin hasur drogën,” thotë Lala.

Ndër të tjera, gazetarja tha se mund të ketë një shpallje të menjëhershme në kërkim ndërkombëtar të pronarit të kompanisë, Arbër Cekaj. “Ka një sërë letërporosish të nisura nga prokuroria e Krimeve të Rënda në Kolumbi, Ekuador, Maltë e Gjermani”.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Per deshmi te rreme Ti duhesh denuar.Nuk flitet me hamendje por me prova moj rrugace e politikes se dites Largohu moj sojseze nga ekrani dhe futu ne zooparkun me te afert,moj vrasese me pagese.

    Përgjigju ↓