Kufoma e një personi është gjetur këtë të enjte në Fier. Nga të dhënat e para mësohet se kufoma, është gjetur e groposur në fshatin Daullas.
Trupi i pajetë, është gjetur rastësisht nga banorët e zonës, teksa nuk dihet ende identiteti i viktimës.
Burime nga policia bëjnë me dije, se kufoma dyshohet të jetë vrarë përpara 1 viti. Dhe për të mbuluar gjurmët, ai është groposur.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë, teksa pritet që autopsia të japë më tepër detaje mbi identitetin dhe vdekjen e tij.
Shfaq Komentet (0)