Një fëmijë 4-vjeçar është viktima e radhës nga aksidentet në Shqipëri. Sipas policisë së Durrësit fëmija me inicialet B.B është përplasur në zonën e plazhit.
Policia thotë se një automjet tip “Opel” me targa zvicre BE767006 , me drejtues shtetasin Klaudio Deçka ka aksidentuar fëmijën.
Drejtuesi i mjetit fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes. Disa minuta më pasi ai është vetëdorëzuar në polici.
Paraprakisht dyshohet se fëmija ka dashur të kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin kur është përplasur.
Shfaq Komentet (0)