Kronikë

Vritet shqiptari në Greqi, e identifikojnë pas 4 ditësh

20:18 - 08.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

U deshën 4 ditë që autoritetet greke të identifikonin 36-vjeçarin që u ekzekutua të dielën, në zonën e varrezave në Athinë. Sipas mediave helene bëhet fjalë për një shqiptar.




36-vjeçari u qëllua me pesë plumba pasditen e 4 marsit në një rrugicë pranë varrezave të qytetit. Mediat greke raportojnë se ai është identifikuar sot, pasi ditën e vrasjes iu gjet një dokument i falsifikuar me emër të rremë.

Në dokumentin që u gjet në rroba, ai kishte identitet grek por me fotografinë e tij. Kjo foto e shqiptarit nuk korrenspondonte me emrin e shkruar aty, që në fakt i përkiste një shtetasi grek nga zona e Holargos.

Policia dyshoi se të dhënat mund të ishin të ishin të pavërteta dhe verifikuan shenjat e gishtërinjve të viktimës. Rezultatet treguan se 36-vjeçari është një shtetas shqiptar, por emri i tij nuk është bërë me dije nga policia greke. Autoritetet dyshojnë se vrasja ka ndodhur si pasojë e prishjes së pazareve të drogës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.