Një 7-vjeçare është aksidentuar për vdekje sot në fshatin Rrotull të Durrësit.
Drejtuesi i mjetit është Rexhep Dama, 24 vjeç, i cili është ndaluar nga policia për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Famijarët e të miturës tentuan ta dërgonin në spital, por 7-vjeçarja nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra nga përplasja e fortë e mjetit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.03.2018, në fshatin Rrotull, Ishëm, Durrës shtetasi Rexhep Dama 24 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale A.H. 7 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor po kryejnë veprimet e mëtejshme procedurale në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe arrestimin e shtetasit të mësipërm.
Shfaq Komentet (0)