Kronikë

Djali iu gjet i groposur, flet i ati: Me Albertin janë njohur në burg. Nëse s’vepron drejtësia do…

11:37 - 09.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ditë më parë u gjet i groposur trupi i një 36-vjeçari në fshatin Daullas të Fierit, i cili vrarë pothuaj një vit më parë, ndërsa vetëm ditën e sotme u identifikua se kujt i përkiste.




Kreshnik Beqiraj u vra nga shoku i tij me të cilën ndalin qeranën e shtëpisë.

I ati i Kreshnik Beqirajt, Mystehak Beqiraj, për Gazeta Shqiptare ka treguar njohjen e djalit të tij me Zekajn, ndërsa ka kërcënuar që nëse nuk do të veprojë drejtësia do ta bëjnë ata. Ai ka pohuar se Albert Zekajn e ka konsideruar si djalin e tij, ndërsa nuk ka pasur dyshime se mund ta kishte bërë ai.

“Djemtë janë njohur në burg në Belgjikë. Rrinin bashkë në një shtëpi. Albert Zekën e kisha si djalin tim. Ai nuk paguante qeranë dhe djali më tha që do ta nxirrte nga shtëpia. Alberti ka qenë dhe te shtëpia ime. Nuk dyshonim se ai mund ta kishte vrarë djalin tim. Ngjarjen e denoncuam 8 muaj më parë. Nëse drejtësia nuk vepron, do ta bëjmë ne. Alberti na tha që e ka vrarë në gjumë Kreshnikun. Im bir punonte bojaxhi dhe lyente makinat në një pikë servisi”, – ka thënë Mystehak Beqiraj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.