Kronikë

U gjet i dekompozuar, zbardhet vrasja e 36-vjeçarit nga Fieri. Autori shok me…

09:38 - 09.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është zbardhur vrasja e 36-vjeçarit nga Fieri, i cili u gjet në fshatin Daullas të Fierit, në një kanal, ku dyshohej se kishte 1 vit i vrarë.




Kreshnik Beqiraj është 36-vjeçari nga Fieri, i vrarë nga shoku i tij. Ndërkohë nga Specialistët e  Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, pas një pune të mirëorganizuar operative dhe hetimore, vunë në pranga autorin e vrasjes Albert Zekaj, 32 vjeç, banues në Kalldrun, Bashkia Koplik, Malësi e Madhe.

Uniformat blu kanë dhënë detaje, ndërsa kanë sekuestruar një batanike, çekiç, me të cilin dyshohet se është kryer krimi.

“Ky shtetas ka qenë shok me viktimën Kreshnik Beqiraj, ku janë njohur para tre vjetësh në Belgjikë dhe më pas kanë qëndruar në shtëpi me qera në qytetin e Fierit.

Më datë 22.06.2017 rreth orës 23:00, ky shtetas dyshohet se e ka vrarë ne sende te forta dhe trupin e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas.

Ne vijim të hetimeve dhe informacioneve operative u arrit të identifikohej autori dhe u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Pas marrjes në pyetje ai  pranoi autorësinë e vrasjes dhe hedhjen e kufomës në vendin ku u gjet.

Viktima ishte denoncuar në polici i humbur nga familjarët, por nga veprimet e kryera si dhe nga dyshimet e familjarëve, në muajin Janar 2018 Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka nisur hetimet pasi dyshohej se ky shtetas mund të ishte vrarë ose rrëmbyer.

Nga kryerja e veprimeve proceduriale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– një batanije e cila kishte shërbyer për transportin e trupit.

– një çekiç me të cilin autori ka kryer krimin;

– mbetje të trupit të cilat u dërguan pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, për ekzaminim të mëtejshëm.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vrasje me dashje“”, – thuhej në njoftimin e policisë.

 

LEXO edhe: Gjendet një trup i groposur, dyshohet të jetë vrarë!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.