BLUETOOTH

Afërdita nuk i reziston tundimit, zbulon dhuratën e ëmbël nga bashkëshorti i ardhshëm

13:35 - 10.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjithmonë lulet kanë qenë dhe do të jenë dhurata më e bukur për femrat sidomos për 8 Mars. Edhe këngëtarja dhe modelja shqiptare nga Maqedonia, Afërdita Dreshaj për festën e 8 Marsit ka marrë dhuratë një buqetë me lule nga i fejuari i saj çek, Jakub Kindl.




Në buqetën e luleve, ai i ka lënë edhe një mbishkrim, të cilin Afërdita e ka ndarë me ndjekësit e saj social “Instagram”. “Urime Dita Ndërkombëtare e Gruas, shumë shpejt do të bëhesh zonja Kindl. E dua të ardhmen tënde e dashur”,-është mbishkrimi i Kindl. Ndërkohë që çifti ka lajmëruar se dasma e tyre do të zhvillohet në fund të qershorit në Miami. Me siguri do të jetë madhështore!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.