Kronikë

Arbër Çekaj shpallet në kërkim ndërkombëtar

15:15 - 10.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata për Krimet e Rënda ka lëshuar urdhër ndalimi ndërkombëtar për Arbër Çekajn, pronarin e kompanisë së bananeve “Arbri Garden”. Prokuroria për Krimet e Rënda dyshon se Çekaj është i përfshirë në trafik ndërkombëtar të kokainës.




Çekaj është shpallur në kërkim, pasi dyshohet si porositësi kryesor i 613 kilogramëve kokainë të zbuluara më 28 Shkurt në Portin e Durrësit.

Ndërkohë, grupi hetimor po kalon në sitë të gjithë veprimtarinë e firmës “Arbri Garden ” dhe në arkivën e policisë ekuadoriane gjendet një operacion i nëntorit të vitit 2015-të, ku janë kapur 93 kg kokainë, që kishte si destinacion Shqipërinë dhe që ishte porositur nga e njëjta firmë.

Si në rastin e fundit, edhe gati para 3 vitesh droga ishte fshehur në një kontenier me banane. Policia shqiptare dhe prokuroria kanë pranuar se janë vënë në dijeni nga autoritetet ekuadoriane për këtë rast dhe nisën hetimet, por pasi do të merrej në pyetje, çështja ndaj kompanisë “Arbri Garden ” do të pushohej.

Sipas statistikave të tregtisë globale që analizohen nga kompania “ Panjiva ” me seli në Nju Jork, “Arbri Garden” ka marrë në dorëzim 97 dërgesa nga vendet e Amerikës Latine.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.