Intervista

Foto ekskluzive/ Amina Shena rrëfen për herë të parë ndjesinë e të qenët shtatzënë

15:35 - 10.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Amina Shena, modelja bionde, simpatike dhe me tipare karakteristike, e ëmbël dhe në të njejtën kohë ‘sunduese’, flet për herë të parë për shtatzëninë e saj. U komentua shumë fotoja ku jepte lajmin e bukur, dhe lajmi u shpërnda gjithandej.




U komentuan gjithashtu edhe fotot nga seti fotografik i “Shën Valentinit”, se ishte përdorur photoshop për të fshehur barkun e rrumbullakosur. Por Amina ka një përgjigje edhe për këtë. Në rrëfimin e saj për Gazetën Shqiptare, modelja 6 muajshe shtatzënë rrëfen momentet e para kur mësoi lajmin, planet me të fejuarin, bashkëjetesën, zbulon gjininë e fëmijës dhe vendimin për të vazhduar karrirën e saj si modele, tashmë shumë e suksesshme.

Amina, si po ecën karriera jote si modele në këtë periudhë?

-Karriera ime si modele po ecën normalisht, si përherë. Deri më tani nuk kam pasur probleme edhe pse shtatzënë, mbase ngaqë nuk kam pasur ndryshim të madh në format e trupit.

Ke realizuar sete fotografike të suksesshme, sidomos së fundmi. Të ka ndihmuar bashkëpunimi me fotografë të njohur, apo është çështje kohe?

-Po, kam realizuar sete të ndryshme fotografike për firma të njohura padiskutim dhe me fotografë të mirënjohur. Besoj se puna bëhet nga të dyja palët dhe kështu arrihet suksesi, si nga ana e fotografit edhe nga ana e modeles. Në fakt, u bënë vite që merrem me modeling dhe mendoj që e kam merituar çdo gjë që kam arritur deri tani.

Vetëm pak ditë më parë dhe lajmin se së shpejti do të bëhesh nënë. Si u ndjeve kur mësove se ishe shtatzënë? Ishte diçka e papritur? Po gjinia e fëmijës?

-E lumtur pa fund, ishin ndjenja të veçanta që nuk gjej fjalë t’i përshkruaj. (Buzëqesh) Është djalë.

Si ia dhe lajmin të fejuarit?

-Në fakt, ishim bashkë kur mjeku na e dha lajmin. U gëzua pa masë, fëmija është një bekim…

Personi i parë që ia thatë lajmin?

-Kanë qenë dy mamatë tona të parat që mësuan lajmin e shtatzënisë.

Momentalisht bashkëjeton me të fejuarin?

-Po, ne bashkëjetojmë prej gati dy vitesh.

Plane për martesë…?

-Ende nuk kemi, pasi unë dua të shijoj muajt e shtatzënizë.

Pate në fillim dyshime se shtatzënia do të shkëpuste nga karriera si modele?

-Në fillim po. Por unë tani jam 6 muajshe dhe shtatzënia nuk më ka penguar aspak pasi këtë muaj ka filluar të më duket barku. Kam bërë dhe sete gjatë kësaj kohe.

Do t’i rikthehesh modelingut pas lindjes së fëmijës?

-Po, do t’i rikthehem.

U komentuan shumë fotot nga seti fotografik i “Shën Valentinit”. Sa muajshe shtatzënë ishe?

-Po, shumë e vërtetë, por jo çdo set bëhet ditën që hidhet fotoja. Ka projekte që mendohen, bëhen dhe hidhen në data të caktuara. /Intervistoi: Anxhela Devole, Gazeta Shqiptare


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.