KULTURË

Ja objektet e sekretarit personal të Princ Vidit

14:00 - 10.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Muzeu Historik Kombëtar organizoi veprimtarinë “Një ditë me kuratorin” me temë: “Objektet e sekretarit personal të Princ Vidit – Duncan Heaton Armstrong”. Kjo veprimtari arriti të krijojë një bashkëpunim me shkollat e mesme dhe të larta, duke sjellë më afër objektin muzeor tek studentët. Sot, pjesëmarrës ishin nxënës nga shkolla e mesme “Qemal Stafa” në Tiranë.




Në lektoriumin e sotëm u fol mbi objektet e Duncan Heaton Armstrong (1886-1969), sekretar personal i princ Vidit. Këto objekte ju dhuruan Muzeut Historik Kombëtar në vitin 2012 nga e bija e tij Griselda Adam, e cila kishte autorizuar z.Malcom Hoëe për t’i dorëzuar në muze. Objektet paraqesin disa nga simbolet e uniformave të para gjatë periudhës së ngritjes së shtetit shqiptar. Një objekt i ekspozuar është foto e Princ Vidit, dhuruar sekretarit të tij në gusht 1914 ditën kur Princ Vidi dërgoi në Gjermani fëmijët të shoqëruar nga kapiteni Armstrong. Në këtë foto gjendet një shkrim që përkthehet: “Në kujtim të punëve të përbashkëta”. Butonat e uniformës ushtarake, të cilat mbajnë simbolin e Princ Vidit “Ë” mbi të cilin ndodhet kurora mbretërore e Shqipërisë.

Në letrën ku janë mbërthyer butonat shkruhet: “Marshalli i oborrit dhe Stallier i oborrit”. Spaleta e uniformës ushtarake, e cila ka tre yje që tregon rangun e tij si kapiten. Rripi i mesit ka të stampuar stemën e Princ Vidit me Shqiponjën dhe yll me pesë cepa në kokat e saj. Kapelja është pjesë e unformës ushtarake, e cila po ashtu ka simbolet e Princ Vidit. “Një ditë me kuratorin!” synon të përforcojë bashkëpunimin e muzeut mepublikun e gjerë, të rrisë ndjeshmërinë e brezave të rinj ndaj objekteve muzeore, të evidentojë rolin e kuratorit të një muzeu, si dhe të inkurajojë dialogun me qytetarët mbi historinë e kulturën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.