SHËNDET

Ujë në mëngjes? Plot përfitime shëndetësore

18:14 - 10.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ju tashmë e dini se konsumimi i 7-8 gotave ujë çdo ditë është shumë e rëndësishme për shëndetin tuaj. Por, është edhe më e rëndësishme të pini një gotë uji sapo të zgjoheni në mëngjes, sepse kjo mund të ndihmojë në trajtimin e problemeve të ndryshme shëndetësore, dhimbjet e ndryshme, astmën dhe madje edhe kancerin.




Për shkak të faktit se 70% e trupit të njeriut përbëhet nga uji, pirja e ujit gjatë ditës është thelbësore.

Gjaku dhe muskujt përbëhen gjithashtu nga më shumë se 70% ujë. Uji mundëson pastrimin e trupit në mënyrë që absorbimi i lëndëve ushqyese të jetë më i mirë.

Të mirat e konsumimit të ujit në mëngjes:

-Konsumimi i ujit esëll në mëngjes mundëson prodhimin e hematopoiesis ose që ndryshe quhet edhe “gjak i ri”. Ky proces ndihmon në shëndetin e përgjithshëm dhe mund të ndihmojë edhe në shërimin e disa sëmundjeve.

-Uji largon toksinat nga gjaku që në fund rezulton me lëkurë të shëndetshme, të butë dhe rrezatuese.

-Uji nëse konsumohet esëll ndihmon edhe në shërimin e disa sëmundjeve. Ndihmon në pastrimin e trupit, me problemet menstruale, kancerin, të vjellat, infeksionet urinare, sëmundjet e veshkave, sëmundjet e syrit, diarresë, dhimbjet e kokës, tuberkulozit dhe të tjerëve.

-Ndihmon në humbjen e peshës.

Konsumimi i ujit në mëngjes, si gjëja e parë që bëni sapo të hapni sytë, duhet të jetë rutina juaj e përditshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.