Kronikë

“Autostrada shqiptare”, ja si trafikantët transportojnë drogën drejt vendeve europiane

19:16 - 11.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqiptarët kanë gjetur një rrugë të re për të depërtuar drogën në vendet e tjera të europës.




Sipas Televizioni francez TF1, përmes një investigimi ka  rrëfyer “autostradën shqiptare” të drogës, e cila përshkon Francën, Belgjikën e Holandën dhe shpërndahet në kapilarët e shumtë të tregut të drogës së këtyre 3 shteteve.

Grupet kriminale shqiptare dhe kryesisht ata të shpërndarje së drogës, arrijnë të infiltrohen nga Franca drejt Holandës përmes një pike ku nuk ka kontrolle kufitare.

Trafikantët madje përdorin makina sportive dhe janë përherë në kërkim të turistëve që udhëtojnë drejt Holandës “liberale” përsa i përket konsumit të drogës.

Ja si e shpjegon Televizioni francez:

“Trafikantët kërkojnë turistë francezë që udhëtojnë drejt Amsterdamit. Gjatë udhëtimit me makina të shpejta, ata dalin nga dritarja e mjetit dhe i propozojnë turistëve një katalog të tërë të drogës.”

Por me krijimin e “autostradës” dhe kësaj metode të re, edhe policia dhe organet ligjzbatuese kanë nisur kundërpërgjigjen duke vendosur një numër të shtuar të patrullave, e madje edhe makina që mund të ndjekin në shpejtësi të larta.

Por ajo që ka habitur jo pak, ka qenë zbulimi i një lloj droge të re, e pagëzuar si “droga e kristaltë”, një lloj narkotiku i cili shitet shpesh në “katalogët” e trafikantëve shqiptarë. Droga prodhohet në një fshat të Holandës dhe duket sikur frymëzimin e ka marrë nga seriali i famshëm Hollivudian “Breaking Bad”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.