Kronikë

Dhunë ndaj babait, arrestohet 39-vjeçari në Korçë

11:14 - 12.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi ka ushtruar dhunë  fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.




Ngjarja ka ndodhur në fshatin Belorta ndërsa denoncimi për Enkeled Sametin, është bërë nga vetë 66-vjeçari.

39-vjeçari është shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë dhe mbi të rëndon akuza “dhuna në familje”.

Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Enkeled Samet, 39 vjeç, banues në fshatin Belorta.
Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se më datë 11.03.2018, ky shtetas në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij shtetasit E.S, 66 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/4 të Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.