Kronikë

Greku dhunonte gruan dhe qëllon me thikë vjehrrën, arrestohet

13:11 - 12.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi ka ushtruar dhunë  fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.




-Georgios A., 41 vjeç, është i lindur në Athinë dhe banues në Libofshë. Përveç bashkëshortes ka qëlluar me thikë vjehrrën e tij 63-vjeçare duke e plagosur lehet. Në momentin e konfliktit e pranishme ka qenë dhe vajza e tij e mitur, e cila ka parë gjithçka.

Mbi 41-vjeçarin rëndon akuza “dhunë në familje” dhe “Prodhimi mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Georgios A., 41 vjeç, lindur në Athinë e banues në Libofshë, Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Libofshë, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases E.G, 34 vjeçe, dhe ka kanosur e gërvishur me thikë vjehrrën e tij, shtetasen Dh.G, 63 vjeçe, në prezencë të fëmijës së tij të mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta” parashikuar nga Nenet 130/a/4 dhe 279 të Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.