SHËNDET

Konsumoni arra, lajthi e bajame kundër diabetit

14:00 - 12.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Konsumimi i arrorëve është një nga zgjidhjet natyrale më të mira për t’u mbrojtur nga diabeti pasi përmbajnë një sasi të acidit linoleik që është e lidhur me një rrezik të reduktuar të diabetit të tipit 2. Frutat arrore janë të pasura me energji dhe vlera ushqyese e madje janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore, të cilat ndihmojnë për të ulur nivelin e kolesterolit. Mënyra mesdhetare e ushqimit, që është e pasur edhe me produktet arrore (arra, lajthi, bajame) parandalon sëmundjet koronare arteriale, duke favorizuar profile të shëndetshme të lipideve të gjakut.




Arrorët janë burim i pasur i acideve yndyrore Omega-3 dhe Omega-6, tejet të rëndësishme për një jetë të shëndetshme. Studimet kanë sugjeruar se këto yndyrna shërbejnë dhe si anti-inflamatorë. Gjithashtu, ato ulin rrezikun e presionit të gjakut, sëmundjeve arteriale koronare, hemorragjisë cerebrale, kancerit të prostatës dhe të zorrës. Acidet yndyrore Omega-3 dhe Omega-6, gjithashtu, ndihmojnë në rastet e sëmundjeve të reumatizmës, si dhe në rastet e depresionit dhe Alzheimerit. Por mbi të gjitha frutat arrore janë shumë të pasura me vitaminë-E, një antioksidant shumë i fuqishëm.

Vitamina E, është e nevojshme për të ruajtur integritetin e membranës së qelizave, të membranës së mushkërive dhe të lëkurës, duke e mbrojtur nga radikalet e lira.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.