SHËNDET

Konsumoni çokollatë? Ja efektet në që shkakton në trupin tonë

12:44 - 13.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Çokollata është një ndër ushqimet më të preferuara për të gjithë personat të çfarëdo moshe të jenë. Kemi dëgjuar që çokollata ka shumë anë negative, por ajo është edhe një ilaç i mirë për trupin tonë.




Jo vetëm shija dhe ëmbëlsia janë të mirat e çokollatës. Këtu do ju listojmë disa benefite që na jep çokollata në lidhje me shëndetin.

Redukton stresin dhe lodhjen

Çokollata fondente është një burim kryesor energjie. Ajo nxit prodhimin e serotoninës, e cila vepron tek muskulatura e dobët, përmirëson gjendjen shpirtërore dhe zvogëlon stresin.

Ju shton humorin

Çokollata favorizon lirimin e endorfinës, hormonit që shton ndjenjën e humorit dhe lufton depresionin.

Ndihmon rënien në peshë

Për përgatitjen e çokollatës së zezë përdoret kakaoja e pastër e cila përmban fitokemikale që reduktojnë oreksin.

Forcon memorien

Çokollata e zezë rrit nivelin e hormoneve serotoninë e endorfinë të cilat ju rritin përqëndrimin e kujtesën.

Është kundër plakjes

Çokollata fondente njihet si një antioksidant i pasur me përmbajtje flavonoidesh.

Shton kënaqësitë tek femrat

Sipas një studimi, femrat që konsumojnë çokollatën përjetojnë një orgazmë më intensive. Kakaoja përmban feniletilaminën, një hormon me efekt euforik. Kakaoja, ashtu si ushqimet e pasura me kafeinë përmban edhe një substancë e cila përshpejton transmetimin e impulseve nervore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.