SHËNDET

Ngriheni natën dhe hani? Kjo është arsyeja

18:52 - 13.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shumë persona i zgjon gjatë natës një uri e pashpjegueshme! Sipas disa studimeve të fundit, ekziston një hormon i cili shkakton rritje të urisë në darkë, kjo kryesisht te njerëzit që përjetojnë shumë stres gjatë ditës.




Specifikisht është kryer një studim me vullnetarë të grupmoshës 18-50 vjeç, të cilët u lanë disa orë pa ngrënë para vaktit. Në të njëjtën kohë u mat edhe niveli i stresit përmes mimikave të tyre. Në fund u vërejt se, personat të cilët ishin më të stresuar konsumuan më tepër ushqim se të tjerët.

Këshilla e ekspertëve: nëse doni t’i bëni rezistencë hormonit të urisë duhet të konsumoni 3 vakte të mirëfillta dhe të kujdeseni për shëndetin mendor përmes meditimit dhe aktivitetit fizik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.