SHËNDET

Alarmi i mjekëve, pirja e duhanit rrezikon dëgjimin

16:38 - 14.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pirja e duhanit mund të rrisë rrezikun për dëmtimin e dëgjimit. Shkencëtarët zbuluan se duhanpirësit kishin deri në 60 përqind më shumë gjasa që të vuajnë nga humbja e dëgjimit.




Megjithatë, rreziku për të humbur aftësinë e dëgjimit ose për të qenë të shurdhër, zvogëlohet kur duhanpirësit heqin dorë nga cigaret.

Zbulimi i bërë nga studiues japonez, ka mbledhur të dhëna nga më shumë se 50.000 njerëz, duke e shtuar dëgjimin në listën e rreziqeve të njohura nga pirja e duhanit. Dëshmitë tashmë theksojnë se pirja e duhanit gjithashtu mund të dëmtojnë mushkëritë dhe zemrën, dhe të ndikojë në shfaqjen e disa formave të kancerit.

Lidhjet mes pirjes së duhanit dhe humbjes së dëgjimit janë shpalosur vitet e fundit mes një valë studimesh që gjetën rezultate të ngjashme.
Por, kërkimet, duke përfshirë Qendrën e re Kombëtare për Shëndetin dhe Mjekësinë Globale në Japoni, ende nuk kanë zbuluar arsyen pse ndodh.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.