SHËNDET

iPhone po ndihmon doktorët gjatë operacioneve

13:55 - 15.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mjekët brazilian kanë përdorur me sukses smartphone-ët për të kryer më shumë se 40 operacione.




Pajisjet celulare janë duke u ardhur në ndihmë kirurgëvet të kryejnë procedura minimale invazive si neuro-endoskopia, një operacion neurokirurgjik në të cilin kirurgët shkojnë në trurin e  pacientit nëpërmjet një prerjeje të vogël.

Kjo sepse telefonat janë të vegjël, të lehtë për t’u përdorur dhe me kosto efektive, ndryshe nga sistemet standarde të videos, të cilat janë më të mëdha, më të shtrenjta dhe nuk kanë kapacitete për grumbullimin e të dhënave që një pajisje celulare ka.

Studimi, i kryer nga studiuesit në Universitetin e Sao Paulo, sugjeron se smartphone-ët mund të bëhen së shpejti një mjet mjekësor thelbësor në dhomat e operacionit.

Neuro-endoskopia është procedurat në të cilat mjekët shikojnë brenda trurit për të hequr ujin nga truri, për të nxjerrë tumoret, për të trajtuar sëmundjet vaskulare dhe për të menaxhuar çrregullime të tjera.

Këto procedura janë minimalisht invazive, më pak të dhimbshme sesa kirurgjia e hapur dhe kërkojnë kohë më të shkurtër të shërimit.

Gjatë këtij operacioni, një instrument i hollë tubi futet përmes një prerjeje të vogël në kafkë, hundë ose gojë dhe shkon në vendin e planifikuar kirurgjik në tru.

Ky instrument përmban një burim drite, një lente për zmadhim dhe një aparat fotografik që dërgon imazhe në një monitor video aty pranë, në mënyrë që kirurgët të shohin se ku veprojnë.

Mjekët zakonisht përdorin sisteme video standarde, të cilat kanë kamera, burim drite dhe njësi kontrolli kamera.

Megjithatë, kirurgët në studim përdorën një mjet të ri kirurgjik që integron një smartphone me një endoskop nëpërmjet një përshtatësi të projektuar posaçërisht, duke eliminuar nevojën për sistemin video të përdorur zakonisht për endoskopinë.

“Aspekti më interesant i këtij projekti ishte që qëllimi ynë fillestar ishte të zvogëlohej kostoja e videove neuroendoskopike, por në fund arritëm një metodë të re, më intuitive dhe më fluide të kryerjes së këtyre procedurave”, tha neurokirurgjia Dr Mauricia Mandel, e cila drejton studimin.

Ata kryen procedura minimale invazive neurokirurgjike në 42 pacientë me iPhone (modele 4, 5 dhe 6) të bashkangjitur në pjesën e përparme të neuroendoskopisë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.