Kronikë

Droga nisej nga Orikumi, hetime në nivele të larta… DIA italiane veproi në Shqipëri

11:34 - 16.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Droga nisej nga Orikumi. Dy organizata kriminale bashkëpunonin për të dërguar drogën nga Shqipëria drejt Italisë. Në operacionin e koduar “Shefi”, i zhvilluar në dy vendet, sipas prokurorit Besnik janë arrestuar 19 shqiptarë, si dhe janë shpallur në kërkim dy prej tyre.




Në vendin tonë dhe Itali janë nxjerr urdhra arresti për 21 shtetas shqiptarë prej të cilëve 19 të arrestuar e dy në kërkim, pjesë e grupeve të strukturuara kriminale në fushën e trafikimit të narkotikëve mes dy vendeve. Kryesisht për lëndët narkotike të llojit kanabis sativa, ku nga operacionet e kryera në Itali përgjatë viteve 2016-2017 janë sekuestruar gjithsej 2.5 ton lëndë narkotike kanabis sativa, 1 kg kokainë dhe 1 kg heroinë.

Arrestimi i tyre është bërë si rezultat i hetimeve të përbashkëta të kryera mes prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe prokurorisë së Barit në Itali, drejtoria rajonale Antimafia. Në vitin 2017 mes këtyre prokurorive është krijuar një marrëveshje për krijimin e skuadrave të përbashkëta hetimore.

Nga shkëmbimi i informacionit rezultoi se Mariglen Shusha, Donjal Roli, Hamid Seferi dhe Malton Lleshi ishin pjestar të një grupi kriminal që vepronte mes Shqipërisë dhe Italisë dhe që ndodheshin në vendin tonë. Nga puna e përbashkët e oficerëve të policisë gjyqësore pranë prokurorisë së Krimeve të Rënda, të DIA, Bari Itali dhe policisë së shtetit u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjeve të tyre, u bë arrestimi i tyre në operacioni e datës 14.3 2018. Operacioni kishte në përbërje të grupit në terren, oficerë të polcisië së shtetit, forcave operacione dhe me asistimin fizik të DIA. Ky operacion shënon finalizmin e një bashkëpunimi të suksesshëm. Është hera e parë që një operacion të tillë asistojnë dhe oficerë të DIA, që treguan frymën e tyre të bashkëpunimit gjatë punës në terren me oficerë të policisë së shtetit. Në kuadër të hetimeve tona janë caktuar msaa sigurimi arrest në burg për dy shtetas të tjerë shqiptar, Ferhat Hajdini dhe Fiqiret Seferi, ku të dhënat dhe provat në ngarkim të tyre janë prodhuar sërish nga hetimi i përbashkët për disa episode të hetuara paralelisht, të kristalizuara në vijim nga hetimi i përbashkët. Hetimet janë ende në vijim”, tha në fjalën e tij prokurori Besnik Hajdarmataj.

I kemi vendosur emrin “shefi” sepse ky organizim ka ardhur nga lart. Nuk u mjaftuam vetëm me faktin e personazheve të drogës në Itali, por u përqëndruam në faktin për të gjetur përgjegjësinë në personat që e dërgonin drogën. Zona që vinte droga duhet të ketë qenë Orikumi. Shefi është emri i operacionit, jo emri për një person të caktuar. Sepse në vijim të operacioneve janë vënë dy organizata të ndara. Njëra që drejtonte direkt në Bari drogën dhe një tjetër që e transportonte në vendin e quajtur Mora di Bari, dhe ishin dy organizata të ndryshme”, u shpreh prokuroi italian i Antimafias së Barit.

Shqiptarët që janë pjesë e trafikut të drogës

Dritan Naci, 31 vjeç

Mariglen Shusha, 31 vjeç

Marlian Aliaj, 22 vjeç

Andi Peshku, 24 vjeç

Vullnet Daci, 28 vjeç

Gezim Bircaj, 53 vjeç

Malton Lleshi, 34 vjeç

Fiqiret Seferi, 53 vjeç

Ernest Peza, 26 vjeç

Leonidha Sejdiaj, 51 vjeç

Elton Ismaili, 38 vjeç

Ferhat Hajdini, 44 vjeç

Vullnet Cila, 38 vjeç

Shpetim Shehi, 38 vjeç

Donial Drolli, 28 vjeç

Ibrahim Xhihani, 25 vjeç

Ergen Seferi, 27 vjeç

Arian Kërtusha, 47 vjeç

Senat Hallunaj, 22 vjeç

Hamid Seferi, 24 vjeç/ Gazeta Shqiptare

LEXO EDHE: Kreu i Krimeve të Rënda jep detajet e aksionit “Shefi”: Hera e parë që…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.