Kronikë

Arrestohet “Juli i Pashakos”, biznesmeni me makinë të blinduar dhe… Konfliktet me bandën e Aldo Bares

11:29 - 18.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arrestohet biznesmeni Julian Sulo. Policia e Fierit thotë se 37-vjeçari nuk i bind urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar, pasi qarkullonte me armë zjarri në automjet. Është dashur ndërhyrja e FNSH që të arrestohej biznesmeni, i cili njihet ndryshe dhe si “Juli i Pashakos”.




Pistoleta e sekuestruar
Pistoleta e sekuestruar

 

Policia iu vu në ndjekje dhe pas disa minutash, ai braktisi makinën si dhe hodhi armën që mbante, një pistoletë tip “Grand Power” Q 100, me 15 fishekë.

Makina që përdorte Julian Sulo
Makina që përdorte Julian Sulo

 

Më pas Julian Sulo është munduar të largohet me vrap në rrugicat e qytetit, në lagjen “Gafur Muço”, por arratia e tij ka zgjatur shumë pak. 37-vjeçari, që është një emër i njohur për policinë, lëvizte me një automjet të blinduar, tip BMW.

Ai ka qenë një nga të dyshuarit për masakrën në Lushnjë, ku u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, miq të nipit të Aldoi Bares. Julian Sula u vetëdorrëzua në polici, por u lirua më pas për mungesë provash.

Dy të rinjtë e vrarë
Dy të rinjtë e vrarë

 

Ndërkohë në vitin 2016, Julian Sula u plagos në një pikë bastesh, në lagjen “Skënder Libohova”.

Arjan Aliço
Arjan Aliço

Lokali në fjalë ishte në pronësi të Arjan Aliços, një 53-vjeçar, i dënuar më parë për vrasje dhe që njihet si një nga ushtarët e Aldo Bares. Arjan Aliçko njihet ndryshe edhe me nofkën “Ardi i Braçes” në Lushnje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.