Kronikë

Denis Shtraza fajtor për vrasjen e Çollakut, dënohet me burg përjetë

13:55 - 19.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Denis Shtraza është dënuar për jetë nga Krimet e Rënda.




Ai është shpallur fajtor për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut më 6 janar të 2016-ës, trupi i të cilit u gjet në Murqinë të Krujës.

I akuzuar për ngjarjen ka qenë edhe Ervin Dalipaj, i cili u ekzekutua në një atentat në 2017-ën.

Ja çfarë pat deklaruar Shtraza në korrik të 2017-ës

Shtraza ka mohuar por njëkohësisht ka dhënë edhe një alibi ku ka treguar se ka qenë në Tiranë kur ka ndodhur vrasja.

“Nuk kam asnjë lidhje me vrasjen e Çollakut. Me atë jam njohur në burg por s’kisha përplasje. Kur u plagosa në 2013, nuk kam fajësuar Çollakun”, ka thënë Denis Shtraza në seancë.

Ai ka shpjeguar gjithashtu dhe lidhjen me ish-shefin e krimeve, të vrarë tashmë Ervin Dalipaj, gjithashtu i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut.

“Me Ervin Dalipajn jam njohur në Durrës, kishim një plazh privat. Kur u vra Çollaku kam qenë te 21 dhjetori në Tiranë. Takova Ervin Dalipajn dhe ikëm në Durrës. Për gjurmët e gjakut dhe telefonat nuk di asgjë”, ka deklaruar Shtraza.

Ngjarja sipas Policisë

Më datë 06.01.2016, në lagjen Nr.1 në Durrës, 4 persona, 3 prej të cilëve me jelekë dhe mbishkrimin ”Policia”, kanë marrë me forcë duke e futur në mjetin e tyre tip “Audi A6” me ngjyrë të zezë shtetasin Gazment Çollaku 34 vjeç, banues në Durrës.

Çollaku u gjet i vrarë me armë zjarri një ditë më pas në fshatin Murqin, Krujë, i hedhur në rrugë dhe me gjymtyrë të lidhura.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.