Kronikë

E përplas makina, ndërron jetë 57-vjeçari

17:13 - 19.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 57-vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti në Vlorë.




Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në rrugën Tranballkanike, ndërsa viktima është identifikuar si Hamza Muça. 57-vjeçari në momentin e aksidentit ishte duke udhëtuar me biçikletë, teksa është goditur nga mjeti i cili drejtohej nga 22-vjeçari Arsjon.L.

Muça u dërgua  në Spitalin e Vlorë, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra nga përplasja e fortë.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka bërë të mundur shoqërimin në komisariat të 22-vjeçarit dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.