KULTURË

“Kujdes kur vini në Teatër”, aktori Bujar Asqeriu tregon çfarë u rrezikon jetën artistëve dhe spektatorëve

19:10 - 19.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këtë të hënë aktori i madh Bujar Asqeriu ka paralajmëruar se Teatri Kombëtar ekzistues përbën rrezik jo vetëm për aktorët, por edhe për spektatorët.




Në një takim konsultues mes artistëve për projektin Teatrit të ri Kombëtar, aktori Asqeriu bëri të ditur se aktualisht, veç kushteve skandaloze, rrezik janë është viruset dhe sëmundjet e shumta që ndodhen për shkak të kushteve aspak higjenike.

Sipas aktorit, në tërë këto vite, nuk është bërë asnjë investim në funksion të teatrit. Ndërsa sa i përket projektit të prezantuar nga Kryeministri Rama, Bujar Asqeriu theksoi se në atë takim artistët u fyen, pasi iu prezantua një projekt pa u konsultuar më parë

“Shpejtësia me të cilën u paraqit ai projekt, pa asnjë konkurs, më duket se ishte i gabuar. Dhe i gjykuar në këtë sens, është jo vetëm i gabuar, por me shumë gabime brenda. Dhe pa u konsultuar, dhe pa marrë mendimin e atyre që ishin të ftuar aty të paktën, është një fyerje shumë e madhe. As i pyeti, as asgjë, punë e tij si e mendon. Teatri ekzistues është i kalbur në të gjitha drejtimet, sepse prej vitesh nuk është hedhur asnjë gjë. Por kush është më e rrezikshmja? Më e rrezikshmja për mua, në tërë prapavijën e Teatrit, gëlojnë viruse shumë të rrezikshme jo vetëm për aktorët, por edhe për spektatorët. Prandaj rikonstruksioni i atij teatri duhet të jetë me themel.” tha Asqeriu


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.