Kronikë

Përfshihet nga flakët banesa në Tiranë, vdes një person

16:54 - 19.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një person ka humbur jetën në Tiranë, pasi banesa e tij është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjergj Legisi”, ku 90-vjeçari nuk mundi të mbijetojë për shkak të flakëve dhe asfiksisë.




Zjarrfikësit bërë të mundur shuarjen e zjarrit, por banesa u dogj pothuajse e gjitha.

Ende nuk janë të qarta shkaqet e rënies së  zjarrit në banesë, por dyshohet se gjithçka ka qenë aksidentale dhe se i moshuari mund të ketë lënë diçka të ndezur në banesë.

Njoftimi i policisë

Me datë 19.03.2018,  rreth orës 16:10, në rrugën “Gjergj Legisi”, në banesën e shtetasit B.G., 90 vjeç i cili ndodhej në banesë ka rënë zjarr. Menjëher në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Shtetasi i mësipërm si pasoje e flakeve dhe  asfiksisë nga tymi ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.