Kryesore

Robert Ndrenika ka sërish një mesazh për Edi Ramën

18:26 - 19.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Do të shembet sepse ai nuk bën as për teatër komune dhe jo për një teatër kombëtar”, ka thënë kryeministri Edi Rama, disa ditë më parë.




Pas prezantimit të projektit të Teatrit të ri Kombëtar, kryeministri Rama theksoi se do të vijohet puna që projekti të realizohet brenda viti të ardhshëm me Partneritet Publik Privat.

Por artistët nuk ndryshojnë qëndrim dhe këtë të hënë janë shprehur sërish kundër. Në një takim për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, aktori i madh Robert Ndrenika e ka thënë sërish se është kundër ndërtimit të teatrit nëpërmjet Partneritetit Publik-Privat.

“Mua nuk ma heq njeri nga mendja, se edhe Maqedonia u bën teatër shqiptarëve. Pra nuk jam fare dakord për formulën PPP. Më paraqiti zoti Kapexhiu një variant, më pëlqeu. Ka disa variante. Le të bëjnë ato 6-7 kulla që duan të bëjnë. Ne le të na japin sheshin përpara të vëllezërit Frashëri. Pra ka variante. Unë jam kundër variantit PPP sepse në të gjitha këndvështrimet ky variant është për të përfituar privati, dhe jo teatri”, deklaroi Ndrenika.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Jeni mbledhur tamam si per ke Çani,zon e lire per te qare hallin e madh qe ju ka zene syte nga disa ordinere e spiune te cdo kohe qe vjen e shkon kur su plotesohen tekat. Na beri pershtypje sigurimsi i PPSh,Agim DoÇi,qe fliste per te permbyturit ke salla teatrit,ky karagjoz gjith jeten e tije e ka ngrene si i biri i nje komunisti por qe kishte vlera burrerie,por ky i biri vetem servilin sepse pa aftesia e tij njihej nga koleget e kombinatit Misto Mame. Mos e ulni inteligjencen thote populli me njerez qe asnjehere nuk kane qene inkurajus por vetem perfitues.

    Përgjigju ↓