Kronikë

Trafikimi i shqiptarëve drejt SHBA dhe Kanadasë, si paguheshin policët e kufirit

14:55 - 19.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dorjana Bezat – Megaoperaacioni i policisë i koduar “One If – By Land” mes 50 personave të arrestuar, të akuzuar se çonin klandestinë drejt SHBA, Kanadasë dhe Britanisë të Madhe nëpërmjet falsifikimit të dokumentave ishin edhe 4 policë të policisë kufitare.




Fjala është për 53-vjeçarin, Çelnik Maksuti, me detyrë kontrollor në P.K.K. Qafë Thanë. Ilir Ismaili, 32 vjeç, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë. Erjon Maxhari, 28 vjeç, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë, si dhe 46-vjeçari Gjokë Ujkaj, me detyrë kontrollor në P.K.K. Hani i Hotit Shkodër.

Po cili ishte roli i policëve? Gazeta Shqiptare mëson se policët paguheshin nga 7 grupet kriminale që të mos i kontrollonin dokumentet klandestinëve në pikat e kalimit kufitar si edhe të mos i regjistronin në sistem. Katër policët e arrestuar tanimë akuzohen për shpërdorim detyre.

Ndërkohë që dy shtetasit me shtetësi dhe kombësi bullgare, të cilët janë shpallur në kërkim mundësonin infrastrukturën që realizonte falsifikimin e dokumenteve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.