Kronikë

Humbi skedinën, të moshuarin “nuk e mbajnë nervat”. Plagos me thikë një person

14:49 - 20.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një plagosje me thikë ka ndodhur në Tiranë, ku autor i saj është një 71 vjeçar.




Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në një pikë bastesh sportive në rrugën “Ndre Mjeda” në kryeqytet.

Mësohet se 71 vjeçari me iniciale I.H, ka plagosur me thikë, Z.G, vjeç 53, banues në Tiranë. Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë një sherr i çastit mes tyre, ku autori është konfliktuar me 53 vjeçarin pasi kishte humbur një skedinë.

Për pasojë sherri ka degraduar deri në përdorimin e armëve të ftohta si dhe plagosjen e 53 vjeçarit. Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital, dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka ndaluar autorin si dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.