Kosova

SHBA, Gjermania, Franca dhe Brazili presion mbi Serbinë për njohje të Kosovës

10:17 - 22.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

SHBA, Gjermania, Franca dhe Brazili kanë dërguar një kërkesë të përbashkët për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.




Kështu shkruan sot mediumi serb “Novosti”, duke thënë se ajo që deri më sot ishte vetëm si kërcënim i mundshëm, tani është bërë i vërtetë.

Sipas tyre, disa nga qendrat më të fuqishme botërore kanë dërguar kërkesë te presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç që ta njohin shtetin e Kosovës.

Burime të “Novosti” bëjnë të ditur se në këmbim të kësaj, Serbia do të ketë formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, dhe ky është maksimumi që ata mund të marrin.

I zhgënjyer nga kjo kërkesë, Vuçiç i ka përcjell mesazhin sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, me të cilin është takuar gjatë ditës së djeshme në Neë York, se kjo është e papranueshme për Serbinë, raporton express.

“Vendi im nuk do të pranojë kërkesat në letër që na ofrohen! Ne nuk do të sakrifikojmë interesat kombëtare. Dhe përderisa unë jam këtu, ju nuk do të na poshtëroni”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.