Kronikë

Foto/ Grabitja në Fier, identifikohet 20-vjeçari i vrarë nga policia

12:28 - 23.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Xhuljan Sollaku, 20 vjeç, është grabitësi i vrarë nga policia, gjatë përplasjes me armë në orët e para të mëngjesit. Sipas policisë së Fierit, ai është banues në Katundn e Ri, në Elbasan.




Një grup grabitës të armatosur, kishin shkuar në lagjen “29 Nëntori”, në derën e shtëpisë së Minella Muçit, i cili banon së bashku me bashkëshorten pensioniste. Dy të moshuarit kanë ndjerë se dikush kërkonte t’u shpërthente bravën e derës dhe njoftuan policinë.

Xhuljan Sollaku
Xhuljan Sollaku

 

Policia mbërriti në hyrjen e pallatit dhe aty, dy ose katër persona me armë qëlluan direkt. Policia iu përgjigj zjarrit të armëve me zjarr dhe për pasojë, Xhuljan Sollaku u vra direkt, ndërsa Arben Muço, 35 vjeç nga Puka dhe banues në Ndroq të Tiranës është plagosur.

Arben Muço
Arben Muço

 

Dy ose katër grabitësit e tjerë ikën duke shfrytëzuar natën dhe motin e keq. Ndërsa policia mori të plagosurin dhe e çoi në spital, ndërsa në vendngjarje janë mbledhur shumë prova.

Operacioni për kapjen e grabitësve të tjerë po vijon, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbetur shenjat e plumbave.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.