![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Fatmir Fopja-Vetëm 20 vjeç dhe ai kishte marrë përsipër të kryente një grabitje në lagjen “29 Nëntori”, në Fieri. Por reagimi i shpejtë i policisë, i prishi planin Xhuljan Sollakut dhe shokëve të tij.
I riu nga Elbasani mbeti i vrarë, pas përplasjes me policinë.
Ata kishin shkuar në derën e shtëpisë së Minella Muçit, i cili banon së bashku me bashkëshorten pensioniste. Dy të moshuarit kanë ndjerë se dikush kërkonte t’u shpërthente bravën e derës dhe njoftuan policinë.
Policia mbërriti në hyrjen e pallatit dhe aty, dy ose katër persona me armë qëlluan direkt. Policia iu përgjigj zjarrit të armëve me zjarr dhe për pasojë, Xhuljan Sollaku u vra direkt, ndërsa Arben Muço, 35 vjeç nga Puka dhe banues në Ndroq të Tiranës është plagosur.
Por familja e të riut nuk dinte asgjë, se ku ndodhej ai. Kjo video tregon se si e kanë pritur lajmin e hidhur familjarët e Xhuljan Sollakut.
Siç shikoni dhe nga pamjet, njërës nga gratë e shtëpisë, që duhet të jetë motra e Sollakut, i bie të fikët në rrugë. Po ashtu mësohet se 20-vjeçari kishte në pronësi një lokal dhe lavazh.