BLUETOOTH

Sara dhe Ledioni: Së shpejti vjen dasma “sekrete”

13:30 - 24.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Katër vite bashkë, në 2018-ën kurorëzohet dashuria e çiftit të “TopMedias”. Qindra të ftuar VIP dhe larg syve të medias, ja ku do të zhvillohet ceremonia




Pamela Aliaj

Ata janë padyshim një nga çiftet më të rezervuar të “showbiz”-it shqiptar. Prindër të një vogëlushi të ëmbël të quajtur London Noor, më në fund Sara Hoxha dhe Ledion Liço do të martohen këtë verë. Burime për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” thanë se këtë vit, pikërisht në gusht të 2018-ës, çifti do të kurorëzojë dashurinë e tyre katërvjeçare larg syve të medias dhe kureshtarëve të tjerë. Në një ceremoni tepër intime, Sara dhe Ledioni kanë vendosur t’i thonë “po” kurorëzimit të dashurisë në një nga vendet më romantike. Nuk po flasim këtu aspak për ndonjë vend në Shqipëri, përkundrazi, ata vendosën të celebrohen në Como të Italisë. Këtë verë do të jenë dëshmitarë të këtij momenti kaq të rëndësishëm të tyre edhe 200 të ftuar VIP. Por sipas burimeve, ende nuk janë shpërndarë ftesat zyrtare, ndërkohë që miqtë dhe të afërmit e çiftit janë njoftuar për datën si dhe për vendin ku do të zhvillohet dasma e shumëpritur. Me siguri që pas një pritjeje kaq të gjatë dhe pas ardhjes në jetë të frutit të tyre të dashurisë, eventi i radhës do të jetë padyshim një nga ngjarjet më të paharruara për çiftin, por gjithashtu edhe për të ftuarit e familjarët.

Por si ka nisur historia e dashurisë së tyre?

Pikërisht në vitin 2014, kur Ledioni ishte 26 vjeç dhe Sara 18 vjeçe, të dy kanë qëlluar shpesh në të njëjtat evente të “Top Channel”. Por vetëm në pranverë të atij viti, mesa duket të dy e kuptuan se ndanin shumë të përbashkëta. Dashuria e tyre është mirëpritur edhe nga familja Hoxha, madje Ledioni ka qenë edhe me pushime me Sarën jashtë Shqipërisë. Sara ka zbuluar se si janë njohur të dy. Ka qenë pikërisht gjatë koncertit të këngëtarit John Legend. Ajo ka postuar një video teksa John Legend këndon “All of me” dhe shkruan se ajo dhe Ledioni janë lidhur nën tingujt e kësaj kënge. “Ledioni dhe unë u lidhëm fillimisht në një festë ditëlindjeje kur po luhej kjo këngë. Pas kësaj, e kemi dëgjuar këtë këngën në 829,273 dasma”, shkruan Sara. Ndërkohë që përsa i përket lajmit për dasmë në 2018, Sara Hoxha e vënë përballë motrës së saj, Lorit dhe Luana Vjollcës, është vënë para dy alternativave. E para ishte të pinte një gotë alkool ose të tregonte se kur do të martohet me Ledion Liçon. Sara ka zgjedhur të tregojë vetëm vitin, pikërisht këtë vit. Pas kaq shumë tentativash për ta fshehur e për të qenë sekrete, një dasmë e tillë padyshim që do të jetë supermadhështore. Në një vend romantik si Como i Italisë, në një ceremoni intime, dasma e një nga vajzave të pronarit të “Top Medias” dhe moderatorit të njohur Ledion Liço, do të jetë dasma e vitit!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.